• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Tuesday, January 31, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Vjosa Osmani pret vota edhe nga LDK për t’u zgjedhur presidente

tvprizreni by tvprizreni
February 26, 2021
in LAJME
0
Vjosa Osmani pret vota edhe nga LDK për t’u zgjedhur presidente
0
SHARES
86
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila është kandidate për presidente, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentes në Kuvendin e Kosovës.Sipas Kushtetutës së Kosovës duhet të jenë të paktën 81 vota në mënyrë që procesi i zgjedhjes së presidentit të jetë kushtetues.Në “Kallxo Pernime”, Osmani tha se është e bindur që ka njerëz në LDK që besojnë se zgjidhja më e mirë është që ajo të jetë presidente.
“Unë jam e bindur që ka shumë njerëz që sot janë qoftë kryetarë komunash, qoftë njerëz të LDK-së, besojnë që një zgjidhje e tillë (Vjosa presidente) do të ishte më e mira për vendin tonë”, tha fillimisht ajo.“Është në vullnetin e deputetëve, edhe të LDK-së. Mendoj që të gjithë deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe pastaj mund të votojnë si të duan”, tha Osmani.E pyetur nëse do të rrinë në Kuvend deputetët për të bërë kuorumin e mjaftueshëm ajo thotë se nuk e di qëndrimin e partive.
“Nuk kam informatë se cili do të jetë qëndrimi i partive të tjera, unë di që do të kem mbështetjen e plotë të partnerit. Unë do t’i hyj procesit të zgjedhjes së presidentit. Këtë ma obligon edhe vullneti i popullit. Unë do të kandidohem, në fund u takon deputetëve të vendosin”, tha Osmani.
Osmani e ka konfirmuar se nuk kanë biseduar me ndonjë parti për të parë se cili është qëndrimi i tyre karshi procesit të zgjedhjes së presidentit.“Ne nuk kemi biseduar me ndonjë parti specifike, por ne bashkëpunojmë më të gjitha partitë në Kuvend, për t’i mbrojtur institucionet. Thirrja jonë për të gjithë është që për hir të stabilitetit institucional, të kontribuojnë. Se çfarë vote japin, ajo është çështje e tyre. Secili deputet e di se Vjosa Osmani si presidente nuk i bën e as nuk i ka bërë kurrë dëm vendit të saj, por përkundrazi në bashkëpunim me të tjerët do ta çoj përpara. Ne presim që secili deputet në mënyrë racionale të veproj në interes të Republikës, sepse edhe ashtu mundësi të tjera nuk ka. Mundësia tjetër na çon në zgjedhje”, tha tutje ushtruesja e detyrës së presidentes.Në rast se zgjidhet presidente, Osmani ka treguar se cilat do të jenë 3 prioritetet e saj.“Kosova ka degraduar shumë në imazhin e saj ndërkombëtar, sidomos nga viti 2010. Këtu do të jetë fokusi im i parë që të punoj që imazhi i Kosovës do të jetë ajo e rinisë sonë brilante, pra politika e jashtme. Do të angazhohem në procesin e vettingut si dhe do të angazhohem edhe për grupet e margjinalizuara si dhe në aspektin e sigurisë. Do të punoj që FSK të ketë buxhetin e nevojshëm.

Download WordPress Themes Free
Download Best WordPress Themes Free Download
Download Nulled WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
udemy course download free
download lava firmware
Premium WordPress Themes Download
udemy course download free
Previous Post

OBSH ngre alarmin: 10 % e pacientëve me COVID-19, simptoma serioze edhe 12 javë pas infektimit

Next Post

Ambasadorja e Kosovës Ines Demiri, mbërrin në Izrael

Next Post
Ambasadorja e Kosovës Ines Demiri, mbërrin në Izrael

Ambasadorja e Kosovës Ines Demiri, mbërrin në Izrael

Të Fundit

Kroacia përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

January 30, 2023
Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

January 30, 2023
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush

Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush

January 30, 2023
Bashkimi mposht Pejën

Bashkimi mposht Pejën

January 30, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kroacia përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

January 30, 2023
Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

January 30, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.