Kandidatja për presidente Vjosa Osmani ka thënë se pret përkrahje nga ish-kolegët e saj në LDK.
Vjosa Osmani pret përkrahje nga ish-kolegët e saj në LDK

Ajo ka thënë se kërkohet që të jenë prezent 2/3 e deputetëve në sallë në momentin e votimit për president.
“Natyrisht që unë pres mbështetje prej ish-kolegëve të mi, por edhe prej të gjithë deputetëve të Kosovës. Është në interes të vendit tonë që të bëjmë konstituimin e institucioneve sa më parë që të jetë e mundur, në mënyrë që të tria institucionet të jenë funksionale dhe jam e bindur që të gjithë e kemi qëllimin e përbashkët e ai është që të çojmë Kosovën përpara. LDK-ja ka propozuar që të mbajmë këtë takim që është arsyeja pse e mbajtëm sot. Natyrisht se unë jam e gatshme që me të gjitha partitë politike të ulem dhe ta diskutoj në detaje këtë platformë presidenciale, por edhe me deputetë individual në qoftëse ka interesim nga ta. Shpresoj që shumë shpejt të shkojmë në parlament dhe ta konstituojmë edhe institucionin e tretë që të përkrahjet kjo qasje e imja për një institucion të presidentit që garanton funksionimin kushtetues dhe mbron integritetin e institucioneve tona, mbron Republikën e Kosovës dhe potencialin e saj. Pastaj kur konstituohen të tri institucionet do të jetë shumë më e lehtë që të ecim përpara me ide të mira për vendin tonë”, ka thënë Osmani.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

