- Reklama -

Vjosa Osmani kërkon mbështetjen e Francës për liberalizimin e vizave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, e cila e ka uruar për detyrën dhe i ka përcjellë letrën e urimit të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Presidentja Osmani ka potencuar nevojën për solidaritet ndërkombëtar për realizimin e prioritetit kyç të institucioneve të reja të Kosovës në menaxhimin e pandeminë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit.

- Reklama -

Osmani ka kërkuar nga shteti francez të mbështesë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës duke marrë parasysh se të gjitha kriteret lidhur me procesin e liberalizimit të vizave janë plotësuar nga institucionet e Kosovës.

Ambasadorja Butel ka konfirmuar përkushtimin e Francës për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejmë duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në fusha të reja të interesit të përbashkët.

Osmani dhe Butel kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushat e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe ekonomisë.

Tutje Osmani ka falënderuar ambasadoren e Francës për përkrahjen të cilën shteti francez ka ofruar për Republikën e Kosovës ndër vite dhe ka siguruar se orientimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort