Vjosa OsmaniUshtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka folur në një konferencë për media, menjëherë pas takimit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Ndër të tjera, Osmani tha se synimi i grupit negociator të Kosovës do të jetë mbyllja e marrëveshjes me njohje reciproke dhe nën kufijtë aktualë, përcjell GazetaBlic.





