LAJME

Vjena mbetet qyteti më i jetueshëm në botë, ja kush janë qytetet e tjera në top 10

Vjena mbetet qyteti më i jetueshëm në botë, ja kush janë qytetet e tjera në top 10
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Qershor 2023, 21:36

Vjena e Austrisë është renditur sërish në krye të listës si qyteti më i mirë për të jetuar në nivel global, sipas një raporti nga Economist Intelligence Unit (EIU).

The Global Liveability Index 2023 ia atribuoi suksesin e Vjenës “kombinimit fitues” të stabilitetit, kulturës dhe argëtimit të mirë, infrastrukturës së besueshme, arsimit shembullor dhe shërbimeve shëndetësore.

Kopenhagen ruan gjithashtu pozicionin e saj si qyteti i dytë më i jetueshëm në botë, ndërsa qytetet australiane Sidnej dhe Melburni hynë në pesëshen e parë. “Rezultatet e këtyre qyteteve në kategorinë e kujdesit shëndetësor janë përmirësuar që nga viti i kaluar, kur ata ishin ende të prekur nga valët Covid që stresuan sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor”, tha firma kërkimore.

Raporti vjetor vlerësoi 172 qytete në këto kategori që përcaktojnë qëndrueshmërinë: stabilitetin, kujdesin shëndetësor, kulturën dhe mjedisin, arsimin dhe infrastrukturën. Indeksi u rrit vitin e kaluar për të arritur një nivel më të lartë 15-vjeçar pasi bota u rikuperua nga pandemia, tha EIU. Rezultati mesatar i indeksit tani është 76.2 nga 100, nga 73.2 një vit më parë.

Këto janë 10 qytetet më të mira për të jetuar:

  • Vjenë (Austri)
  • Kopenhagen (Danimarkë)
  • Melburn (Australi)
  • Sidnej (Australi)
  • Vankuver (Kanada)
  • Zyrih (Zvicër)
  • Calgary (Kanada)
  • Gjenevë (Zvicër)
  • Toronto (Kanada)
  • Osaka (Japoni)
  • Auckland (Zelanda e Re)

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika