Home LAJME Vjen reagimi nga presidenca: Serbia po i nxitë serbët e Kosovës të braktisin punën e tyre

Vjen reagimi nga presidenca: Serbia po i nxitë serbët e Kosovës të braktisin punën e tyre

0
Vjen reagimi nga presidenca: Serbia po i nxitë serbët e Kosovës të braktisin punën e tyre

Lista Serbe sot ka vendosur që të largohet nga institucionet e Kosovës.

Për largimin e tyre, menjëherë ka reaguar shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.

Ai ka thënë se vendimi për largim i serbëve nga institucionet e Kosovës i ngjan aktit të nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014.

Sipas Velës, Serbia është duke i nxitur serbët e Kosovës të braktisin punën e tyre.

“Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Gjithashtu tregon se Lista Srpska gllabërohet nga çdo agjenci dhe trajtohet si mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit”, ka shkruar Vela në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here