Home LAJME Vjen reagimi i Haradinajt pasi u akuzua nga Murati se keqpërdorën 43 milionë euro

Vjen reagimi i Haradinajt pasi u akuzua nga Murati se keqpërdorën 43 milionë euro

0
Vjen reagimi i Haradinajt pasi u akuzua nga Murati se keqpërdorën 43 milionë euro
Poznan, Poland - Prime Minister of Kosovo, Ramush Haradinaj during Western Balkans Summit at the Poznan International Fair in Poznan, Poland on 5 July, 2019. Poznan Poland PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY - ZUMAn230 20180801_zaa_n230_1323 Copyright: xBeataxZawrzelx

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit pasi ky i fundit deklaroi se auditori i brendshëm ka gjetur keqpërdorim të 43 milionë eurove gjatë Qeverisë Haradinaj në procesin e shpronësimit në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se etiketimet e ulëta nuk e shpëtojnë atë dhe Kurtin nga dështimet.

Postimi i plotë:

Ministër Murati, etiketimet e ulëta nuk të shpëtojnë as ty e as shefin tënd nga dështimet e njëpasnjëshme!

Tregoju qytetarëve ministër, pse po e bojkoton gazin amerikan e po e sjell gazin rus në Kosovë!?

Tregoju qytetarëve se nuk keni blerë asnjë vaksinë, dhe e keni bërë Kosovën “kampione botërore” për keqmenaxhim të pandemisë!

Trego ministër, pse nuk po bëni asnjë angazhim shtesë në situatën më të rëndë e me numrin rekord të vdekjeve këto ditë? Biles as shtesa për personelin shëndetësor e as për policinë?!

Tregoju qytetarëve, se përpos që hoqët taksën, nuk vendoset reciprocitetin, Serbisë ia hoqët edhe pengesën e fundit, taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia, për të dëmtuar prodhimin tonë vendor!

Ende nuk keni treguar pse e keni angazhu Nexhat Krasniqin, famëkeqin e tenderëve!?

Trego për keqpërdorimet e buxhetit, për dhjetëra kontrata pa shpallje të nënshkruara, për anulim të projekteve kapitale!?

Lista e përgjigjeve e sqarimeve që duhesh me ia dhanë qytetarëve është shumë e gjatë. Ne u detyruam t’i rikujtojmë disa!

Dhe për fund, sqaroju qytetarëve që auditimi i brendshëm bëhet nga ti dhe punëtorët tuaj, ku shkruani çka ju teket dhe nuk është auditim profesional nga Auditori Gjeneral!

Sigurisht që keni nervozë dhe shqetësim nga sondazhet, që tregojnë se e keni marrë tatëpjetën. Fatkeqësisht nga të bëmat tuaja, po e pëson vendi dhe qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here