Mbi 40 persona u lënduan si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi që ndodhi dje në një restorant në qytetin e Ferizajt.Disa nga të lënduarit vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa po marrin trajtimin mjekësor në kuadër të QKUK-së.
Vjen reagimi i Ambasadës së Amerikës pas shpërthimit të djeshëm në Ferizaj

Pas kësaj ngjarje tragjike që ndodhi dje në Ferizaj nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë shprehur dhimbje të thellë për të gjithë të plagosurit dhe familjet e tyre nga shpërthimi i djeshëm.
“Urojmë për të gjithë shërim sa më të shpejtë dhe të plotë”, thuhet tutje në reagimin e ambasadës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti në Irlandë takohet me përfaqësuesit e Komitetit për Çështje të BE-së, kërkon avancimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit

Spitali i Prizrenit nis trajtimin e infarktit akut të miokardit me intervenime koronare direkte, 16 pacientë të trajtuar me sukses

Gërvalla pas dekretimit të Ligjit për Byronë Shtetërore: Askush nuk është mbi ligjin

