Kryeministri i vendit, Albin Kurti pati dje një takim me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik. Ndër të tjera, në komunikatën e qeverië u tha se Kurti i kërkoi atij që Sllovakia të futet në listën e vendeve të cilat e njohin pavarësinë e Kosovës.
Mirëpo, një kërkesë e tillë e Kurtit siç duket është e papërfillshme nga Sllovakia.
Kjo pasi që Ambasada Sllovake në Serbi, ka nënvizuar edhe njëherë që pozicioni i saj në këtë çështje mbetet i pandryshueshëm.





