SPORT

Vjen e gjashta, Loriana në finale

Vjen e gjashta, Loriana në finale
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Korrik 2022, 15:37

Loriana Kuka ka kaluar në finale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja kosovare ka kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri 78 kilogramë kundër kroates Petrunjela Paviq.

Ndaj saj fitoi me Ippon, në kohën shtesë. Loriana ka dominuar plotësisht dhe vazhdimisht ka kërkuar hedhje. Fitoi me mbërthim.

Ajo kështu e ka siguruar medaljen e gjashtë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika