Home LAJME Vjedhje e rëndë në qendrën tregtare “A&N” në Prizren, hajnat vjedhin rreth 25 mijë euro pazar ditor

Vjedhje e rëndë në qendrën tregtare “A&N” në Prizren, hajnat vjedhin rreth 25 mijë euro pazar ditor

0
Vjedhje e rëndë në qendrën tregtare “A&N” në Prizren, hajnat vjedhin rreth 25 mijë euro pazar ditor

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet e qendrat tregtare shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur në qendrën tregtare “A&N” në Korishë të Prizrenit, ku hajnat kanë arritur të kryejnë vjedhje dhe të kapin një shumë të majme parash.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima që e denoncoi rastin në Polici, ka raportuar se nga kasaforta janë vjedhur rreth 25 mijë euro pazar ditor i qendrës.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia është aktivizuar dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë” dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

TV Prizreni ka kontaktuar me pronarin ku është konfirmuar se hajnat kanë depërtuar me forcë brenda zyrës së marketit, ku nga kasaforta kryesore kanë marrë rreth 25 mijë euro dhe më pas janë larguar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here