Vizita e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë në Kiev është një shfaqje solidariteti, por edhe për një angazhim për të vazhduar mbështetjen dhe ndihmën ndaj Ukrainës dhe qytetarëve të saj, thotë kancelari gjerman Olaf Scholz.
Duke folur për gazetën gjermane Bild në rrugën e tij për në Kiev, Scholz tha: “Ne nuk duam vetëm të demonstrojmë solidaritet, ne duam gjithashtu ta bëjmë të qartë se do të vazhdojmë me ndihmën që po organizojmë – financiare dhe humanitare, por edhe kur bëhet fjalë për armët”, transmeton Klankosova.tv
Mbështetja do të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme për luftën e Ukrainës për pavarësi, thotë Scholz.
Situata në të cilën ndodhet Ukraina është “shumë e pazakontë”, thotë Scholz.
Ai gjithashtu bën të qartë se sanksionet janë të një rëndësie të madhe, duke thënë: “Ato kontribuojnë në mundësinë që Rusia të heqë dorë nga operacioni dhe të tërheqë përsëri trupat e saj. Sepse ky është qëllimi”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv