Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj mënyrës se si ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u lejua të vizitonte babanë e tij të sëmurë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ai e cilësoi të padrejtë vonesën në lejimin e kësaj vizite dhe masat e rrepta të sigurisë që e shoqëruan atë.
“Në anën pozitive, e shoh faktin që pas shumë kërkesave, iu është dhënë e drejta për të vizituar babanë e tij të sëmurë. Edhe unë e kam vizituar bacin Haxhi, e kam mik të mirë. Kjo është pjesa e bukur. Por, nga ana tjetër, trajtimi i Thaçit me masa të tilla sigurie dhe vonesa në lejimin e një të drejte njerëzore janë të panevojshme dhe të paarsyeshme”, tha Hamza në emisionin Debat Plus.





