LAJME

Vitia: Tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova, kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Vitia: Tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova, kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shkurt 2023, 18:51

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftuar se ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova do të ofrojë ndihmën për Turqinë.

“Dhembje dhe trishtim nga tragjedia që ka goditur Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra jetë të humbura”.

“Tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti për të ofruar ndihmën tonë, paralelisht siç e ndajmë edhe dhembjen për popullin mik të Turqisë”.

“Bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e prekur nga kjo tragjedi”, ka shkruar tutje Vitia.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika