Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se kanë refuzuar disa donacione të vaksinave AstraZenenca nga disa shtete europiane meqë kishin pak afat përdorimi dhe ekzistonte rreziku që të mund të mos u jepeshin qytetarëve siç ka ndodhur me donacionin e Norvegjisë.
“Janë refuzuar disa donacione të vaksinës AstraZeneca me të vetmen arsye sepse Komiteti për Vaksinim që gjendet në MSH dhe është një trupë profesionale, rekomandimet e të cilës i marrim parasysh. Kanë qenë oferta për donacione, pas asaj që i kemi marrë nga Norvegjia, që kanë pasë një afat skadimi jooptimal që do të na kishte garantuar se do t’i administrojmë te qytetarët tonë. Me rekomandim të Komitetit me mirësjellje i kemi falënderuar dhe refuzuar sepse ka pasë rrezik që edhe ato të mos mund t’i administrojmë”, ka thënë Vitia në një konferencë për media.





