Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mori pjesë sot në simpoziumin e parë “Infermierët e bashkuar, një forcë për ndryshim”, i organizuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë.
Me këtë rast, ministri Vitia falënderoi të pranishmit dhe theksoi se kjo ngjarje bashkon infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor për të shkëmbyer ide rreth zhvillimeve dhe përparimeve aktuale në fusha të cilat i përkasin sferës së infermierisë.
“Puna e infermierëve është boshti i një sistemi të fortë dhe të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor me qëllim që t’i përgjigjet në mënyrë efektive sfidave dhe me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më efikase për të gjithë qytetarët”, u shpreh Vitia.





