Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se në vjeshtë potencialisht mund të ketë valë tjetër të COVID-19 në Kosovë. Ai ka shtuar se e vetmja mënyrë për ta parandaluar është vaksinimi masiv.
“ Ne presim potencialisht edhe valë të tjera, sipas gjasave në fillimin e vjeshtës dhe e vetmja mënyrë për ta parandaluar një valë të re është vaksinimi. Tema e parë kur kemi ardhur në zyrat tona, kemi operuar si një trup dhe fokusi jonë ka qenë në sigurimin e vaksinave. Kemi filluar të kontaktojmë të gjitha kompanitë prodhuese. Fatkeqësisht në 2020 Kosova ka humbur në kohë në hapat e negocimit me kompanitë dhe ishte jashtëzakonisht e vështirë për ne të shpejtojnë në ritmet si donim ne”, ka thënë ai.





