Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se procesi i vaksinimit më nuk do të ndalet, pas arritjes së kontigjenteve të tjera me doza gjatë këtij muaji.
Kështu deklaroi ai në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku mes tjerash kritikoi Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti se nuk ka nisur negociatat për blerjen e vaksinave më herët, raporton Demokracia.com.
“Për 10 muaj ju (z.Besnik Tahiri) keni qenë zëvendëskryeministër përse nuk i bletë vaksinat, ka shumë vende që i kanë blerë vaksinat më herët se sa ne, kanë filluar procesin e vaksinimit më herët. Ju jeni i njoftuar shumë mirë me procesin e negociatave, i dini edhe vonesat që janë shkaktuar në këto negociata dhe unë po ju them kam thënë shpejt, por në muajin maj”, ka thënë ai.





