Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i është përgjigjur ish-ministrit Armend Zemaj.
Ai i ka thënë se dëmi që ka shkaktuar gjatë kohës sa ka drejtuar këtë ministri, është sikur të kishte udhëhequr 10 vjet.
Vitia tutje ja ka përmendur edhe ndërtimin e shtëpisë së shëndetit në vendlindjen e tij.
“Për besë janë shqetësuese kundërthëniet brenda një fjalimi. Thatë ju kemi lënë barna tash nuk keni barna. Ju i dini procedurat e prokurimit. Konstatimi se është bërë presion kolegëve për të ulur testet është ogurzi. Nuk po mund ta besoj që dikush që ka udhëhequr me ministrinë e shëndetësisë të bëjë këso konstatime. Ju kuptoj në petkun e opozitarit por jo në petkun e ish ministrit sepse është e pafalshme dhe jo morale. Pse në kohë pandemie e keni përgjysmuar buxhetin e komunave. Pse keni thënë se do ta ndërtoni spitalin e Podujevës pa pasur asnjë cent të buxhetuar. Keni blerë autoambulanca më shtrenjtë se standardja që ka qenë. Çka ju dashtë një qendër e mjekësisë familjare në Strellc në vendlindjen tuaj a do të thotë ta ndërtoj edhe unë një në Marenvc, të shkoj me këtë logjikë. Mund të keni qenë 10 muaj si ministër mirëpo, dëmi që keni bërë keni bërë është sikur të kishit udhëheqë 10 vite”, ka thënë ai.