Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se ka nënshkruar sot kontratën për ndërtimin e Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka thënë se projekti ka kaluar sfidat dhe tashmë ka marrë dritën e gjelbër për vazhdimin e punimeve.
Ai ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë me realizimin e projektit pas miratimeve përkatëse. Sipas tij, projekti pritet të përfundojë brenda 30 muajve.
“Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK. Pas shumë sfidave, i është dhënë dritë e gjelbër Ministrisë për vazhdimin e punimeve. Sot kam nënshkruar kontratën, sipas së cilës Qendra Emergjente pritet të përfundojë brenda 30 muajsh” – ka bërë të ditur ai.