Përkundër ftesës së vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë për vaksinim, në platformën e kësaj të fundit përmes së cilës qytetarët mund të aplikojnë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, për momentin nuk ka termine të lira, raporton Front Online.
Duke tentuar për të caktuar një termin për vaksinim, në këtë uebfaqe shfaqet njoftimi se nuk ka terminë të lira.
“Për momentin, Ministria e Shëndetësisë nuk ka terminë të lira nëpër qendrat e vaksinimit në vendbanimi tuaj. Ju lutem, provoni më vonë”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë FrontOnline, ka tentuar të marr një përgjigje nga koordinatori i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, por ai nuk ka qenë i qasshëm në telefon.
Ndërsa deri më tani, në Kosovë janë vaksinuar rreth 170.852 persona.