I ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawar, sot ka vizituar Ministrinë e Shëndetësisë, për t’i uruar ministrit të ri të shëndetësisë, Arben Vitia, marrjen e detyrës .
Të dyja palët shprehën shqetësimin për situatën pandemike me COVID-19 që ka përfshirë botën në përgjithësi, por edhe për menaxhimin e mëtejmë të situatës në veçanti.





