- Reklama -

Viti i ri 2022 nis me ulje të çmimit të rrymës në Evropë

Një ulje e konsiderueshme e çmimeve të rrymës ka nisur në ditët e para të vitit 2022. Pas shifrave rekorde që çuan në krizë energjetike në botë, e të ndjeshme edhe në Kosovë, të dhënat e fundit kanë treguar për ulje të çmimeve në tregun evropian.

Teksa në muajin dhjetor u përfol për çmime që arrinin deri 500 apo 600 euro për megavat orë të energjisë elektrike, sipas uebfaqes së dedikuar për monitorim të çmimeve në Evropë, “energylive”, çmimi të dielën e 2 janarit do të sillet nga 47 euro deri në rreth 120 euro MWh.

- Reklama -

Si pasojë e çmimit të lartë të rrymës të cilën KEDS-i duhej ta importonte për të mbuluar ditët kur konsumi i energjisë ishte i lartë, Kosova hyri në krizë energjetike. Qytetarëve iu rikthyen reduktimet e rrymës, ndërsa institucionet shpallën gjendjen emergjente.

KEDS-i pati njoftuar për ngritjen enorme të çmimeve të energjisë qysh në fillim të dhjetorit, kur tregoi se në nëntor çmimi për MWh kushtonte nën 300 euro, rritje prej mbi 350 për qind prej vitit të kaluar.

Rënia e çmimeve ishte paralajmëruar nga institucionet, por ekspertët ishin shprehur skeptikë se kriza do të tejkalojë deri në pranverë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ASK: Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën mesatarisht për 1.6% gjatë vitit 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar vlerësimin...

BBC raporton se çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet...

SHBA-ja dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një...

Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset

Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë...

Rritja historike e çmimit të arit – si po e dëmton dollarin amerikan?

Një çmim historik për asetin më të vjetër të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort