- Reklama -

Viti 2025 vlerësohet të jetë një ndër më të nxehtit në histori

Organizata Meteorologjike Botërore (WMO) ka njoftuar se viti 2025 pritet të jetë viti i dytë ose i treti më i nxehtë në historikun e regjistrimeve.

Ky paralajmërim thekson vazhdimin e tendencave jashtëzakonisht të larta të ngrohjes globale, duke shënuar një tjetër vit me temperatura rekord.

- Reklama -

Sipas raportit të WMO-së, periudha 2015–2025 përfshin secilin prej 11 viteve më të nxehta që nga fillimi i regjistrimeve mbi 176 vjet më parë.

Temperatura mesatare globale pranë sipërfaqes për periudhën janar – gusht 2025 ishte 1.42 gradë Celsius ± 0.12 gradë celsius mbi nivelin para-industrial, transmeton Telegrafi.

Ekspertët e WMO-së shpjegojnë se kjo ngrohje rekord shkaktohet kryesisht nga përqendrimet rekord të gazeve serrë dhe nga akumulimi i ngrohjes në oqeane.

Akulli në dete dhe akullnajat po shkrihen me shpejtësi alarmante, ndërsa ngjarjet ekstreme të motit po shkaktojnë tronditje të thella shoqërore dhe ekonomike.

Për të përballuar këto sfida, WMO thekson rëndësinë e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për rreziqe natyrore.

Që nga viti 2015, zgjerimi i sistemit global për paralajmërim për shumë rreziqe (MHEWS) është mbi dyfishuar, por rreth 40 për qind e vendeve ende nuk kanë një sistem të tillë.

Raporti i fundit i WMO-së synon të informojë konferencën COP30 dhe të mbështesë vendet në përpjekjet e tyre për të përforcuar rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike.

Sipas organizatës, shërbimet klimatike janë vendimtare për të ruajtur jetë dhe për të mbrojtur ekonomitë nga efektet e rritjes së temperaturave globale.

WMO paralajmëron se pa masa efektive për të ulur emetimet e gazeve serrë dhe për të përforcuar rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike, tendenca e ngrohjes ekstreme globale mund të vazhdojë, duke bërë vitet e ardhshme edhe më të nxehta./Telegrafi

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort