- Reklama -

Viqentijeviq: Radoiçiqi e ndaloi një sulm në Kosovë, priste të fitonte Trumpi

Jovan Viqentijeviq, një nga vëllezërit e akuzuar për sulmin me rreth 20 kilogramë eksploziv në kanalin e Ibër–Lepencit një vit më parë, ka rrëfyer se në tetor të vitit 2024 ishte planifikuar një sulm tjetër në territorin e Kosovës. Ai nuk ka dhënë detaje për natyrën e operacionit, por ka thënë se plani u ndalua nga terroristi Milan Radoiçiq, i cili është në kërkim ndërkombëtar për sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë togeri Afrim Bunjaku.

Sipas rrëfimit të Viqentijeviqit, Radoiçiqi e ndaloi sulmin shkaku i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritjes për fitoren e Donald Trumpit. Madje, ai thotë se Radoiçiqi e financoi fushatën e Trumpit me 30 milionë euro përmes lobit serb.

- Reklama -

“Tutje, i pandehuri Jovan Viqentijeviq ka theksuar se në muajin tetor të vitit 2024 ka qenë i planifikuar një sulm në Republikën e Kosovës (nuk ka cekur diçka më shumë), por ishte stopuar nga i kërkuari me letër rreshtimi ndërkombëtar Milan Radoiçiq me arsyetimin se duhet të presim deri të përfundojnë zgjedhjet në Amerikë, dhe kandidati për president të SHBA-së, z. Donald Trump të fitojë, pasi që, sipas informatave që ka i pandehuri Viqentijeviq, Milan Radoiçiq ka financuar fushatën e z. Trump te Lobi Serb me tridhjetë (30) milionë dollarë”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Jovan Viqentijeviq përveç akuzës për veprën terroriste, po hetohet edhe për spiunazh, ndërsa në dosje figuron edhe një kartelë e inteligjencës ushtarake.

Viqentijeviq ka pohuar gjithashtu se një ditë para sulmit të armatosur në Banjskë, ai ndodhej në një bazë ushtarake në Serbi, ku – sipas tij – ishte duke u trajnuar grupi i Radoiçiqit.

Aktakuza për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit përfshin vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, që akuzohen për “rrezikim të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, dhe për terrorizëm. Ata dhe Igor Dimiqi akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort