Dhjetëra shtëpi malore të ndërtuara në zonën e Brezovicës mund të jenë cak i hetimit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt.Ato dhjetëra shtëpi malore u takojnë disa politikanëve, zyrtarëve e biznesmenëve kosovarë që janë ndërtuar ndër vite.Arsyeja që mund të bëhen cak të operacionit të Prokurorisë së Ferizajt, është se të njëjtat po dyshohen se janë ndërtuar duke dhënë e marrë ryshfet për ndërtimin e atyre shtëpive dhe objekteve malore.
Një operacion i nisur orët e hershme të mëngjesit të sotëm i Policisë së Kosovës, më saktësisht Krimeve të Rënda nën koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka vënë në pranga disa persona.Ndër ta janë edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, drejtori i Urbanizmit në këtë komunë Dimitrije Raçiqeviq, disa zyrtarë e pronarë biznesesh.





