Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që thuhet se ka ndodhur të dielën në Suharekë.
Sipas Policisë persona të panjohur kanë vjedhur një laptop në një shkollë në Suharekë.
“Është raportuar se gjatë natës persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në objektin e një shkolle dhe kanë vjedhur një laptop”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti thuhet se është duke u hetuar.