LAJME

Vidhet në Rahovec një “Golf 2”

Vidhet në Rahovec një “Golf 2”
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2021, 11:14

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ankuar se i kanë vjedhur veturën e tij të tipit Golf 2 me targa lokale .

Në raportin 24 orësh policia njofton se njësitet relevante janë duke u marrur me rastin.

Fsh. Zoqisht, Rahovec 13.04.2021-16:25.” Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se te dyshuar te panjohur ia kanë vjedhur veturën VW Golf 2 me targa lokale. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika