Sasi e madhe e mishit dhe arka janë vjedhur në një mishtore në Prizren.
Vidhet arka dhe sasi e madhe e mishit në një mishtore në Prizren

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rastin e ka raportuar pronarja e lokalit, derisa ka thënë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda mishtores.
“Prizren 12.10.2022 – 04:08. Raportohet se në lokalin mishtore, pronë e ankueses femër kosovare, me forcë kanë depërtuar persona të panjohur të cilët kanë vjedhur sasi të madhe të mishit dhe arkën. Nuk raportohet vlera e saktë e mallit dhe parave të vjedhura. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

