Në mëngjesin e sotëm është kryer një vjedhje në një qendër tregtare në fshatin Xërxë të Rahovecit. Sipas informatave të para dyshohet së janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e cigareve të ndryshme 100 shteke, si dhe janë thyer arkat ku janë vjedhur të holla në vlerë rreth 10 mijë euro.
Vidhen rreth 10 mijë euro në një qendër tregtare në Xërxë

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj ka thënë se personat e panjohur në objektin e qendrës tregtare kanë depërtuar nga ana e pasme ku kanë hapur një vrimë në murin e jashtëm me mjete të forta në dimensione 40×50 centimetra dhe përmes saj kanë depërtuar brenda dhe kanë kryer vjedhjen.
“Patrullat policore i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në vendngjarje kanë dalë Njësiti i hetimeve dhe Forenzika të SP-Rahovec si dhe Njësiti i hetimeve rajonale që kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive”, ka thënë Xhurkaj për KALLXO.com.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




