LAJME

Vidhen dy shtëpi në fshatin Gjonaj, hajdutët marrin stoli ari dhe mbi 10 mijë euro

Vidhen dy shtëpi në fshatin Gjonaj, hajdutët marrin stoli ari dhe mbi 10 mijë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Korrik 2026, 21:43

Dy shtëpi janë bërë cak i hajdutëve në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku, sipas pronarit, ditë më parë janë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe sende të tjera me vlerë.

Njëri nga pronarët, një bashkatdhetar që jeton dhe vepron në Bosnje dhe Hercegovinë, ka deklaruar se hajdutët kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe në atë të vëllait të tij. Sipas tij, nga shtëpitë janë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 15 mijë euro, 1.110 euro para të gatshme, si dhe sende të tjera me vlerë.

Ai ka bërë të ditur se rasti është raportuar në Policinë e Kosovës.

Deri më tani, lidhur me këtë rast nuk ka pasur ndonjë konfirmim apo informacion zyrtar nga Policia e Kosovës. /tvprizreni.net/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika