LAJME

Vidhen 200 mijë euro në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Vidhen 200 mijë euro në Teqenë e Madhe në Gjakovë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Maj 2023, 10:10

Në Teqenë e Madhe në Gjakovë është vjedhur një shumë marramendëse e parave.

Siç raporton Klan Kosova, vlera e saj dyshohet të jetë 200 mijë euro.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

”Nga ankuesi është deklaruar se është vjedhur një shumë e madhe e parave. Shuma ende nuk dihet saktësisht për shkak se jemi ende në fazën fillestare”, tha Elezaj.

Elezaj shtoi se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Vjedhja u konfirmua edhe nga Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.

”Po është e saktë. Me rastin po merren policia”, thuhet në përgjigjen e tyre.

E lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga Teqja e Madhe.

“Teqja e Madhe e Gjakoves, percjelle indinjaten e thelle për aktin vandal e makaber te grabitjes ne Teqe. Shuma e parave dhe gjerave te tjera me vlere, e grabitur ne Teqe, ka qene pjese e kursimeve disavjeçare te Shehut te Teqese se Madhe, familjes Shehu dhe te besimtareve, me qellim te investimit ne rindertimin perfundimtar te objektit te Teqese se Madhe ne Marash-Hisar te Przirenit. Shpresojme qe shume shpejt organet e rendit dhe te drejtesise ta kryejne punen e tyre dhe ta zbardhin ne plotni kete rast.”, thuhet në reagim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika