LAJME

Vetura Range Rover e vjedhur para tri viteve në Shqipëri, ndalohet në Vërmicë

Vetura Range Rover e vjedhur para tri viteve në Shqipëri, ndalohet në Vërmicë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Qershor 2022, 16:51

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë, është identifikuar vetura Land Rover, e vjedhur, me targa të Shqipërisë e cila drejtohej nga B.K., shtetas i Shqipërisë.

“Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2019 në Shqipëri”, thuhet nga policia.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili e ka iniciuar rastin penal.

Vetura është konfiskuar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika