LAJME

Vetura përplaset me kamionetën në hyrje të Kalimashit, tre të lënduar

Vetura përplaset me kamionetën në hyrje të Kalimashit, tre të lënduar
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Maj 2026, 19:05

Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të tunelit të Kalimashit, në Rrugën e Kombit, ku një automjet është përplasur me një kamionetë.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat kanë bërë transportimin e të plagosurve drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika