LAJME

Vetura godet zyrtarin policor në Fushë Kosovë, dërgohet në QKUK

Vetura godet zyrtarin policor në Fushë Kosovë, dërgohet në QKUK
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Korrik 2022, 08:04

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në lagjen Dardania të Fushë Kosovës, ku një veturë ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se këmbësori ishte zyrtar policor, i cili u godit nga shoferi i një veture për shkak të pakujdesisë.

Sipas informatave të para, zyrtari policor, 32-vjeçar, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të lëndimeve.

Gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, thonë burimet nga Emergjenca.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika