Një tjetër aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur brenda 24 orëve. Aksidenti ku të përfshirë ishin një automjet dhe një biçikletë ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:50 në fshatin Korishë të Prizrenit.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në njëri nga fëmijët që ishte në biçikletë ka ndërruar jetë sot në QKUK.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit. Si pasojë e aksidentit të dy fëmijët-viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.





