LAJME

Vetura aksidentohet me një tufë derrash të egër në autostradë afër Prizrenit

Vetura aksidentohet me një tufë derrash të egër në autostradë afër Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Janar 2022, 23:28

Një veturë është përplasur me një tufë derrash të egër në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit.

Sipas njoftimit nga Policia, shoferi ka marrë lëndime të lehta trupore.

“Njësia e hetimeve dhe patrullat policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë siguruar lëvizjen e automjeteve në autostradë. Në vendngjarje kanë dal edhe njësitë relavante për mirëmbajtje të rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin në vendngjarje kanë ardhur edhe shoqata e gjuetarëve të cilët i kanë tërhequr derrat e egër.

“Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve që kemi deri tash gjendja e tij është stabile. Rreth orës 21:30 rruga është hapur plotësisht për qarkullim”, thuhet tutje nga Policia.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika