Home LAJME Vetëvendosje zyrtarizon Vitinë kandidat për kryetar të Prishtinës

Vetëvendosje zyrtarizon Vitinë kandidat për kryetar të Prishtinës

0
Vetëvendosje zyrtarizon Vitinë kandidat për kryetar të Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje e ka zyrtarizuar emrin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, si kandidat për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në një njoftim në Facebook, VV-ja ka thënë se emri i Vitisë është zgjedhur me votat e delegatëve nga fshatrat dhe qyteti.

Kjo parti ka thënë se lista e plotë e kandidatëve për asamble komunale do të publikohet në fillim të javës.

Vitia në zgjedhjet e tetorit për të parin e kryeqytetit do të përballet me Përparim Ramën e LDK-së, Uran Ismailin e PDK-së e Daut Haradinajn e AAK-së, si kandidatët nga partitë më të mëdha në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here