LAJME

Vetëvendosje përkujton ligjin antikushtetues

Vetëvendosje përkujton ligjin antikushtetues
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2024, 16:58

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, në një postim në Facebook ka përkujtuar ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një vit më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Në postimin e saj, Vetëvendosje ka thënë se “sikur të mos dërgohej ky ligj nga opozita e bllokohej nga Gjykatata Kushtetuese, sot qytetarët do të paguanin shumë më lirë për produket esenciale”.

Partia në pushtet e ka akuzuar opozitën që e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin i cili caktonte çmimet tavan për produktet bazë. Ky ligj më 24 nëntor 2023 u rrëzua nga Kushtetuesja që konstatoi se ai s’është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika