Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me hapjen e rrugës malore në bjeshkën e fshatit Zhur.
Sipas kësaj partie, kompania përkatëse e cila ka fituar tenderin është duke e keqpërdorur atë dhe komuna e Prizrenit nuk është duke përcjellur punimet e saj.





