LAJME

VETËVENDOSJE NË PRIZREN ME AKSION SIMBOLIK PARA HYRJES NË SHTËPINË E BARDHË

VETËVENDOSJE NË PRIZREN ME AKSION SIMBOLIK PARA HYRJES NË SHTËPINË E BARDHË
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Qershor 2025, 15:59

Sot, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE në  Prizren zhvilluan një aksion simbolik para objektit të komunës – të njohur ndryshe si “Shtëpia e Bardhë” – duke e rrethuar atë me shirit “Zonë e Krimit”.

Ky veprim simbolik vjen pas ndalimit të zyrtares së urbanizmit, me aktvendim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe lëshim të lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjin.

Në njoftimin e tyre në faqen zyrtare Facebook, ata janë shprehur se degradimi urbanistik i Prizrenit nuk është pasojë e një apo dy shërbyesve civil.

“Koka dhe adresa e vertetë e krimit ndërtimor ndodhen në Shtëpinë e Bardhë, tandemi Totaj-Elshani. Ky aksion vjen si reagim qytetar ndaj kapjes së institucioneve komunale, ku të zgjedhurit dhe emëruarit publikë po i përdorin funksionet për pasurim familjar e klientelist.Kërkojmë hetim të plotë, përgjegjësi institucionale dhe dorëheqje të menjëhershme të personave të përfshirë! Prizreni meriton zhvillim, jo degradim.”-thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika