Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka vlerësuar se kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka premtuar shumë projekte në fushatën paraelektorale dhe se të njëjtat nuk i ka realizuar gjatë mandatit qeverisës.
“Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit, fushatën zgjedhore e nisi dhe e përfundoi me premtime të mëdha dhe pritshmëri të larta! Na premtoi transformimin e parkut të qytetit, një parking nëntokësor për 711 vetura, dhe rregullimin e shtratit të Lumëbardhit – projekte që qytetarët i mirëpritën. Mirëpo, sa kohë ka kaluar dhe ku janë rezultatet?”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren.
Ky subjekt politik tutje ka shprehur qëndrimin se “Parku i Qytetit vazhdon të mbetet i paprekur e në gjendje të mjerueshme”, pastaj se “parkingu nëntokësor jo vetëm që nuk u realizua por u shndërrua në simbol të premtimeve boshe dhe projekteve të harruara”.