• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, December 6, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Vetëvendosje: Dorëheqja e Thaçit e duhur por e vonuar, Kosovës i duhen zgjedhje të reja

tvprizreni by tvprizreni
November 5, 2020
in LAJME, VENDI
0
Thaçi takoi liderët e partive për zgjedhjet në Podujevë, por VV-së as ftesë nuk i çoi
0
SHARES
79
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Ata kanë thënë se shkaku i keqqeverisjes së pasluftës, institucionet e Kosovës nuk janë në gjendje ta mbrojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Fatkeqësisht Kosova sot nuk është në gjendje ta mbrojë UÇK-në me institucionet e saj, për shkak se keqqeverisja në dekadat e pasluftës ka rezultuar në institucione të brishta të drejtësisë, të cilat nuk kanë fituar besimin e qytetarëve, e njëkohësisht i ka përkeqësuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.”, thuhet në reagimin e VV-së, transmeton IndeksOnline.

Sipas VV-së, gjesti i dorëheqjes së Thaçit është i duhur, porse i vonuar.

Reagimi i plotë:

Morëm vesh sot për thirrjen para Gjykatës Speciale edhe të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. Akuzat ndaj tyre lidhen me luftën e UÇK-së, e cila për ne mbetet gjithnjë forcë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare. Si shqiptarë, natyrisht, shpresojmë që ata të kthehen të pafajshëm.

Fatkeqësisht Kosova sot nuk është në gjendje ta mbrojë UÇK-në me institucionet e saj, për shkak se keqqeverisja në dekadat e pasluftës ka rezultuar në institucione të brishta të drejtësisë, të cilat nuk kanë fituar besimin e qytetarëve, e njëkohësisht i ka përkeqësuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

E vlerësojmë gjestin e dorëheqjes prej presidencës të Hashim Thaçit si të duhur, por të vonuar. Do të ishte mirë të vepronte qysh kur erdhi lajmi për akuzat, e jo të linte vend për të menduar se në prapaskenë po negocion për të shpëtuar veten prej atyre akuzave. Dhjetë vitet e fundit janë dëshmi se si kushdo që ka pretenduar ta mbrojë UÇK-në përmes pazareve të fshehta, ka dështuar, dhe vetëm sa e ka rritur dëmin. Vetë Gjykata Speciale është padrejtësi e prodhuar prej tyre, përderisa ne si Lëvizje, bashkë me shumë veteranë e qytetarë, protestuam kundër saj.

Tash Kosovës i duhen zgjedhje të reja e të lira, prej të cilave do të dalë një qeveri e cila gëzon mbështetje dhe legjitimitet prej shumicës së qytetarëve, qeveri që ia kthen besueshmërinë vendore e ndërkombëtare Kosovës. Presidenti i ri nuk mund të dalë prej pazareve në Kuvendin e vjetër e të deformuar, por do të dalë me integritet e besueshmëri, nga Kuvendi i ri, pas zgjedhjeve të reja. E deri atëherë, në një tranzicion të shkurtër e transparent drejt zgjedhjeve të reja, znj. Vjosa Osmani si ud. e presidentes, do të kontribuojë për mirë në imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Vetëm një qeveri e pakorruptuar, e zgjedhur demokratikisht e jo produkt i pazareve, do të mund ta përparojë Kosovën e ta mbrojë UÇK-në dhe ta vlerësojë ashtu siç e meriton. Të gjithë duhet të bëhemi bashkë në respektim të ligjit, vullnetit të qytetarëve e demokracisë, e jo për t’iu mbivendosur asaj.

Download Nulled WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
Premium WordPress Themes Download
free download udemy course
download karbonn firmware
Download WordPress Themes
download udemy paid course for free
Previous Post

661 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 4 në Prizren

Next Post

Niset për në Hagë aeroplani me të akuzuarit e Speciales

Next Post
Niset për në Hagë aeroplani me të akuzuarit e Speciales

Niset për në Hagë aeroplani me të akuzuarit e Speciales

Të Fundit

Flet xhaxhai i Liridona Murselit: S’ishim në dijeni për probleme mes çiftit

Çka ndodhë nëse Suedia kërkon ekstradimin e Naim Murselit, flasin nga Ministria e Drejtësisë

December 6, 2023
Sot fillon procesi i votimit nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve

KQZ-ja i përgjigjet serbëve për peticionin: E keni gabuar adresën

December 6, 2023
Vuçiq: Dy shtete po kërkojnë që Marrëveshja e Ohrit t’i bëhet kusht Serbisë për anëtarësimin në BE

Vuçiq: Dy shtete po kërkojnë që Marrëveshja e Ohrit t’i bëhet kusht Serbisë për anëtarësimin në BE

December 6, 2023
Osmani paralajmëron takim me opozitën për Asociacionin

Osmani paralajmëron takim me opozitën për Asociacionin

December 6, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Flet xhaxhai i Liridona Murselit: S’ishim në dijeni për probleme mes çiftit

Çka ndodhë nëse Suedia kërkon ekstradimin e Naim Murselit, flasin nga Ministria e Drejtësisë

December 6, 2023
Sot fillon procesi i votimit nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve

KQZ-ja i përgjigjet serbëve për peticionin: E keni gabuar adresën

December 6, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.