LAJME

Vetëvendosja hap fushatën për zgjedhjen e kryetarit të partisë

Vetëvendosja hap fushatën për zgjedhjen e kryetarit të partisë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shtator 2022, 14:22

Pasi kanë përfunduar kandidaturat në nivelet të strukturave të partisë, në Lëvizjen Vetëvendosje është hapur fushata në garën për kryetar.

“Fushata e brendshme zgjedhore për nivelin e tretë përfundon me 23 shtator 2022”, bëjnë të ditur nga ky subjekt politik.

Në zgjedhjet e fundit të brendshme që i ka pasur kjo parti, Kurti nuk ka pasur asnjë kundërkandidat, duke iu ofruar mbështetje absolute nga anëtarët e VV-së.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së, që u mbajt të dielën, Kurti në një fjalim të gjatë të tij, ndër të tjera, tha se partia e tij është më demokratikja në Kosovë dhe se ajo i ka motivuar të tjerat për ndryshim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika