Ish ushtari i brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Prizreni, Hilmi Krasniqi, ka nevojë për ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë për t’a kompletuar shtëpinë e nisur para 6 vitesh. Një gjë të tillë e ka bërë publike në rrjete sociale, miku I tij I ngushtë, Nue Spaqi.
Postimi i plotë:
Me Hilmi Krasniqi , ushtar i Brigadas 125 e ZOP të UÇK-së e cila ka qenë krenaria e Prizrenit dhe jo vetëm.
Hilmiu e ka vendosë jetën në shërbim të atëdheut, ëndrrra e tijë e vetme ka qenë që femijët t’i rriten të lirë, të edukohen dhe të kenë mirëqenie ekonomike, nuk ka pasë asnjë kërkesë tjetër prej vendit të tijë. Prej që e ka lënë uniformen, i është kthyer punës.






