Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bashkë me ministrin Hekuran Murati, janë duke përgatitur një propozim konkret për veteranët e UÇK-së, që do t’iu dorëzohet atyre gjatë javës tjetër.
Veteranëve të UÇK-së javën tjetër u dorëzohet oferta nga Qeveria

Kurti ka thënë se kjo ofertë do të jetë përmbajtjesore dhe e qartë. Gjithashtu ka thënë se ata do ta kenë derën hapur në kryeministri për të diskutuar për detaje.
“Propozimet me shkrim do t’iu dërgohen gjatë javës tjetër. Bashkë me ministrinë Financave jemi duke punuar në një propozim konkret, ofertë përmbajtjesore, me shkrim, të qartë për organizatat e dala nga lufta. Jam i hapur për dialog e komunikim. Zyrën e kanë të hapur për gjitha dilemat që mund t’i kenë”, ka thënë kryeministri./Front Online
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

