Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbajtur një protestë në sheshin “Skënderbeu”, në shenjë përkrahje të ish- krerëve të UÇK-së, që po mbahen në Hagë.
Në sheshin “Skënderbeu” janë vendosur portretet e secilit prej atyre të cilët po gjykohen në Hagë.
Shumë qytetarë të cilët në duar mbajnë flamuj të UÇK-së, po plotësojnë këto portrete, me fjalinë “Me ty Çlirimtar”.
Ky aktivitet protestues mbahet për shkak siç thonë fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.
Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerën lirisë.
“Në kohët më të vështira të shqiptarëve, kanë qenë luftëtarët që kanë dal ballë. Lufta dhe angazhimi të UCK-së është vetëm një pjesë e realizimit të qëllimeve të UCK-së. UNMIK akuzoj dhe gjykojë vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët. Në këtë përvjetor themeluesit gjenden prapa grilave në Hagë, pasi gjykohet lufta jonë dhe jo ndaj krimeve të Serbisë. Ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerat lirisë, ndër ta edhe ministrat e Qeverisë./FrontOnline