LAJME

Veteranët pas takimit me Osmanin: Nëse miratohet paga minimale, do t’i bllokojmë deputetët

Veteranët pas takimit me Osmanin: Nëse miratohet paga minimale, do t’i bllokojmë deputetët
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Korrik 2023, 15:50

Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë përsëritur qëndrimin e tyre se do t’i bllokojnë deputetët që të mos hyjnë në Kuvend për punën e tyre, po që se dekretohet Ligji për pagën minimale, që nuk garanton rritjen e pensionit të veteranit në lartësinë e pagës minimale.

Veteranët kanë dhënë këtë qëndrim të martën, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, të cilës kanë thënë se i kanë kërkuar mosdekretim.

“Po që se e nënshkruan këtë ligj, po ia vë vetes një njollë shumë të keqe”, ka thënë Xhavit Jashari.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika