LAJME

Veteranët hyjnë në oborrin e Kuvendit

Veteranët hyjnë në oborrin e Kuvendit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2022, 10:30

Veteranët të cilët janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës kanë hyrë brenda oborrit të këtij institucioni.

Ata kanë shtyrë policët dhe kanë kaluar rrethojat për të hyrë brenda.

Para Kuvendit ka numër të madh të policëve të cilët kanë krijuar kordon.

U.d. i kryetarit të Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ua ka mundësuar pushtetarëve që të ulen në ulëset e pushtetit sot.

“Lirinë jo vetëm që duhet gëzuar me mençuri por duhet ruajtur. Për këtë liri ne do të jemi të gatshëm të mobilizohemi sa herë që thërret atdheu. Lufta e UÇK-së ka mundësuar që pushtetarët të ulen në kolltuqe”.

Gjithçka në protestë përmes fotografive:

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika