LAJME

Veteranët e UÇK-së nga Shqipëria vizitojnë Prizrenin

Veteranët e UÇK-së nga Shqipëria vizitojnë Prizrenin
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2023, 12:51

Një grup veteranësh të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i organizuar nga Shqipëria, po qëndron sot në Prizren, ku po bëjnë vizitë tek Lidhja e Prizrenit.

Njëri nga veteranët aty, Mihill Hasani, tha se kanë ardhur për të vizituar Prizrenin historik, Prizrenin e të gjithë shqiptarëve.

“Nuk është vetëm i Kosovës, por edhe i Shqipërisë”, u shpreh ai.

Sa i përket takimit të sotëm të rëndësishëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Hasani tha se duhet kërkuar paqe dhe njohje të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Ne gjithmonë jemi për paqe, sepse shqiptarët kanë vuajtur shumë nga fuqitë e huaja, sidomos nga serbi, duke pasur serbin gjithmonë një armik të betuar, shpresojmë që të na pranojë si shtet, ta pranojë edhe vetën, sepse shqiptarët janë kombi më i vjetër në Evropë dhe trojet tona i kemi mbrojtur gjithmonë me gjak. Albin Kurti të mos pranojë kushte, por të kërkojë njohja e Kosovës shtet”, deklaroi Hasanaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika